Zyrtare: Qeveria ndane nga 100 euro per femije dhe pensionistë

Qeveria njofton se më 28 dhjetor shënojmë një fitore bindëse dhe e festojmë së bashku, ndërsa më 29 dhjetor gëzimi do të jetë për të gjithë fëmijët dhe pensionistët e vendit tonë.

Me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët. Ashtu si çdo vit, edhe sivjet Qeveria ka vendosur të mbështesë fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit në vlerë prej 100 eurosh.

Edhe pse mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar jashtëzakonisht punën, ne kemi bërë të pamundurën që kjo mbështetje të mos mungojë as këtë vit. Shtesat e fundvitit do të procedohen para natës së Vitit të Ri, në mënyrë që qytetarët tanë ta festojnë më lehtë dhe me më shumë gëzim këtë fundvit.