Shtesat për fëmijë dhe shtesat për pensionistë në vlerë prej 100 euro do të ekzekutohen një ditë pas zgjedhjeve, konkretisht më datë 29 dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se mjetet janë ndarë dhe pagesat do të realizohen sipas planifikimit të paraparë.
Sipas tij, këto shtesa kanë për qëllim mbështetjen e familjeve me fëmijë dhe pensionistëve, sidomos në fundvit, për të lehtësuar barrën ekonomike.


















