Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për procesin e ardhshëm në Kuvend dhe planin buxhetor të Kosovës
Murati ka thënë se kryesia e Kuvendit duhet të përfundojë formimin e komisioneve parlamentare për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe miratimin në lexim të parë të projektligjit të buxhetit.
“Paga e 13-të paguhet për punëtorët që marrin pagë nga shteti por që kanë punuar së paku 12 muaj para se të paguhet paga e 13-të”, ka shtuar ai.



















