Nga 1 qershori pagesat mbi 2 mijë euro nuk lejohen të kryhen me para të gatshme njofton ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 1 qershor 2026, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para të gatshme.

Sipas njoftimit të ATK-së, këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”- thuhet në njoftimin e ATK-së.