Sipas njoftimeve zyrtare, pagesat do të ekzekutohen me radhë, varësisht nga koha e aplikimit dhe përmbushja e kritereve.
Pjesa e parë e shtesave pritet të dalë gjatë muajit nëntor 2025. Studentët që aplikojnë më herët dhe kanë të dhënat e plota do të jenë ndër të parët që do t’i marrin mjetet.
Për të përfituar, është e rëndësishme që studentët të aplikojnë në kohë dhe të sigurohen që të dhënat e tyre personale dhe bankare të jenë të sakta.



















