Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ka ekzekutuar pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët përfitues.
Sipas ministrisë, mjetet financiare janë transferuar në llogaritë bankare të studentëve që kanë përmbushur kriteret dhe kanë aplikuar brenda afateve të përcaktuara.
Autoritetet kanë bërë të ditur se procesi i pagesave është realizuar në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.



















