Pyetje: a është hapur aplikimi për 100 euro për studentët?

Ende nuk është hapur aplikimi për 100 euro për studentët

Pavarësisht interesimit të madh nga studentët, deri në këto momente ende nuk është hapur zyrtarisht afati për aplikim për mbështetjen prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se studentët aktivë do të jenë përfitues të kësaj mase, mirëpo aplikimi në platformën e-Kosova ende nuk është funksionalizuar.

Sapo të hapet afati, studentët pritet të aplikojnë përmes platformës elektronike e-Kosova, ashtu si në thirrjet e kaluara.

Portali ynë do t’ju mbajë të informuar menjëherë sapo të publikohet njoftimi zyrtar për hapjen e aplikimit.