Lajm i mirë për punëtorët e sektorit privat. Sipas informacioneve të fundit, të hënën pritet të nisë ekzekutimi i pagesave në vlerë prej 100 eurosh për përfituesit që kanë aplikuar dhe kanë plotësuar kushtet e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.
Procesi i pagesave pritet të realizohet në llogaritë bankare të përfituesve gjatë ditës, ndërsa qytetarët këshillohen të kontrollojnë llogaritë e tyre bankare për pranimin e mjeteve.
Institucionet pritet të publikojnë edhe njoftimin zyrtar lidhur me përfundimin e procesit të ekzekutimit të këtyre mjeteve. Në rast të ndonjë ndryshimi apo vonese, qytetarët do të informohen me kohë.
Qëndroni me ne për informacione të reja dhe të konfirmuara lidhur me këtë proces.



















