Qeveria ndan 8.9 milionë euro per keto kategori te bizneseve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Industrisë për nënshkrimin e marrëveshjeve me ndërmarrjet përfituese, njoftoi se ekzekutivi përmes këtyre marrëveshje po ofron mbështetje financiare për 198 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Këto ndërmarrje, sipas Kurtit, janë përzgjedhur si përfitues financiarë në vlerë prej 8.9 milionë euro nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.

“Krijimi i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes dhe rritja e konkueshmërisë ndërmarrjeve tona mbeten prioritetet të pandryshuara”, tha Kurti, në një fjalim rasti.

198 ndërmarrje mikro dhe të mesme, sipas Kurtit, janë përfituese nga tri skema të granteve nga Ministria e Industrisë.

“E para është skema e granteve për mbështetje të ndërmarrjeve prodhuese me potencial për eksport, për blerjen e makinerive prodhuese, 129 ndërmarrje përfituese me vlerë financiare prej 7.3 milionë eurove”.

“E dyta është skemave e granteve në mbështetje të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e teknologjisë dhe informacionit e komunikimit, janë 42 ndërmarrje përfituese në vlerë prej 1 milionë eurove”.

“Skema e granteve për certifikimin e produkteve, janë gjithsejtë 27 biznese përfituese në vlerë prej 600 mijë eurove”.

Të martën ekzekutivi në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 26 milionë euro për studentët. Ajo ka miratuar ndarjen e nga 100 eurove për të gjithë studentët, gjithashtu edhe bursën e mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, për t’i mbështetur ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë.