200 familje në nevojë do të përfitojnë nga masa për izolimin e shtëpisë

200 familje në nevojë do të përfitojnë nga masa për efiçiencë të energjisë

200 familje në nevojë do të përfitojnë nga masa për izolimin e shtëpisë dhe masa të tjera të efiçiencës deri në vitin 2027 falë projektit “Rruga gjithëpërfshirëse dhe e drejtë drejt vitit 2030: E ardhmja e energjisë së gjelbër”, në kuadër të marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Danimarkës për përkrahje në fushën e energjisë, që do të zbatohet nga UNDP në partneritet me Fondin e Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Përfituesit janë identifikuar nga lista e përfituesve të Asistencës Sociale në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), bazuar në kritere të përcaktuara nga ekspertët e institucioneve përkatëse.

• Përparësi u është dhënë dy kategorive të familjeve:
• ku kryefamiljari është prind vetushqyes;
• që kanë persona me aftësi të kufizuar.

• Brenda këtyre kategorive, janë zbatuar kriteret për përzgjedhjen e familjeve:
• me më shumë pensionistë,
• me më shumë persona me aftësi të kufizuar,
• me prindër vetushqyes,
• që i përkasin komuniteteve jo shumicë,
• me numër më të madh anëtarësh,
• me më shumë anëtarë nën 18 vjeç,
• dhe varësisht nga burimi i energjisë që përdorin.

Ky projekt synon të përfshijë deri 200 shtëpi nga lista e përfituesve të ndihmës sociale, deri në vitin 2027.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi energjetik më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për Kosovën.