Lajm i mire: Qeveria i rrite asistencat sociale ne kaq përqind

Rritet asistenca sociale për 20 për qind – Murati paralajmëron masa të reja për pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga ky muaj, pra nga tetori, të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale do të marrin 20 për qind më shumë ndihmë financiare.

“Sot kam lajme të mira për familjet që marrin ndihmë sociale. Nga muaji tetor, sociali rritet për 20 për qind më tepër. Lajmi tjetër i mirë është se Qeveria Kurti III është në ardhje, dhe me të kemi përgatitur edhe masa të reja për fëmijët që përfitojnë nga shtesat, si dhe për pensionistët”, tha Murati.