Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për fëmijët pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Qeveria ka bërë të ditur se pagesat për pensionistët dhe fëmijët do të administrohen nga java e ardhshme, ndërsa në disa raportime është përmendur se ekzekutimi mund të nisë pikërisht sot.
Nga kjo mbështetje e njëhershme përfitojnë të gjithë fëmijët që janë pjesë e skemës së shtesave për fëmijë.
Vendimi është marrë në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin 2.0, ku janë paraparë nga 100 euro edhe për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat që plotësojnë kriteret.



















