Qeveria e Republikës së Kosovës ka ekzekutuar dje shtesat prej 100 euro për të gjithë studentët përfitues, në përputhje me vendimin e mëparshëm të saj për mbështetjen e të rinjve dhe arsimit. Pagesat janë transferuar në llogaritë bankare të studentëve dhe pritet që mjetet të jenë të qasshme brenda ditës.
Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe të përkrahë vazhdimësinë e studimeve të tyre.



















