Hapet aplikimi per 100 euro per studentet

Hapet aplikimi për studentët për përfitimin e shtesës prej 100 eurosh

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tashmë është hapur aplikimi për studentët për përfitimin e mbështetjes financiare prej 100 eurosh.

Sipas njoftimit, aplikimi bëhet përmes platformës  eKosova, te kategoria “Familja”.

Murati ka bërë të ditur se aplikimi do të mbetet i hapur deri më 5 qershor.