Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Njoftim rreth ekzekutimit te pagesave

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme, më datë 25 shtator 2025, do të ekzekutohen pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Pagesat do të transferohen në llogaritë bankare të përfituesve dhe do të jenë në dispozicion të tyre sipas procedurave të rregullta të bankave komerciale.

Ky proces është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur familjet dhe për të përmirësuar mirëqenien sociale të qytetarëve, duke ofruar përkrahje financiare të rregullt dhe të qëndrueshme.

Ministria e Financave dhe Transfereve siguron opinionin publik se të gjitha procedurat teknike dhe administrative janë duke u realizuar me përpikëri dhe transparencë, në mënyrë që përfituesit të marrin pagesat në kohë dhe pa vonesa.