Njoftim për studentët rreth pageses prej 100 euro

u njoftojmë se pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët do të ekzekutohen pas përfundimit të procesit të verifikimit, i cili aktualisht është duke vazhduar.

Pas kompletimit dhe konfirmimit të të dhënave nga institucionet përkatëse, pagesat do të procedohen në llogaritë bankare të përfituesve që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Falënderojmë të gjithë studentët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi.

Për çdo informacion shtesë lidhur me statusin e pagesave, ju lutemi të ndiqni njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.