Lajm i mirë nga TRUST-i

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se gjatë muajit maj 2026 mjetet neto në menaxhim kanë tejkaluar shifrën prej 4 miliardë eurosh.

Sipas njoftimit të Trustit, rreth 70 për qind e kësaj shume është akumuluar nga kontributet pensionale të qytetarëve, ndërsa afërsisht 30 për qind paraqet kthimin nga investimet.

Nga të dhënat e publikuara, theksohet se fondi ka shënuar rritje të vazhdueshme ndër vite.

Në fund të vitit 2015, FKPK-ja kishte rreth 1.2 miliard euro mjete në menaxhim, ndërsa tani kjo vlerë ka kaluar 4 miliardë euro.

Trusti vlerëson se rritja e mjeteve nën menaxhim është rezultat i kontributeve të vazhdueshme pensionale dhe performancës së investimeve gjatë viteve të fundit.

Në njoftim është publikuar edhe një grafik që paraqet ecurinë e rritjes së mjeteve në menaxhim nga viti 2015 deri në maj të vitit 2026. /Telegrafi/

Ky eshte postimi zyrtar;

Tejkalohet shifra e 4 miliardë eurove nën menaxhim

Gjatë muajit maj 2026 mjetet neto nën menaxhim të FKPK-së e tejkaluan shifrën e 4 miliardë eurove. Nga kjo shumë reth 70% është akumuluar nga kontributet pensionale ndërsa rreth 30% e saj është vlerë e shtuar nga investimet.

Sikurse ilustrohet në grafikun në vijim, ka pasur një ngritje të qëndrueshme të mjeteve nën menaxhim prej vitit 2015 e deri më tani. Në fund të vitit 2015 FKPK-ja i kishte pasur vetëm rreth 1.2 miliardë euro mjete nën menaxhim.